Nuxe – Vaj mbrojtës dhe hidratues për flokë
Nuxe Sun protective milky hair oil
Ky vaj-qumësht nga Nuxe mbron flokët tuaj nga rrezet UV duke siguruar hidratim dhe shkëlqim. Aplikojeni para dhe pas notit për të mbrojtur flokët nga efektet e kripës dhe klorit, duke mbrojtur njëkohësisht ngjyrën tuaj.
Aroma e saj ndjellëse me notat e portokallit të ëmbël, lules së Tiarës dhe vaniljes është një ftesë për të shijuar ndjesinë e këndshme verore. Aplikimi përmes spray-t lë një fund ultra të lehtë dhe jo të yndyrshëm që i zbukuron flokët tuaj pa i lënë ndjesinë e rëndesës.
Për më tepër, kjo formulë përmban:
- Vaji organik i kokosit: ushqen dhe riparon.
- Vaj jojoba: zbukuron të gjitha llojet e flokëve duke i dhënë shkëlqim dhe butësi.
- Panthenol: me veti hidratuese ndihmon në forcimin e flokëve. Formulë fotostabile që respekton mjediset detare (e testuar në alga dhe baktere përfaqësuese të jetës detare).
- Formulë rezistente ndaj ujit.
- Pa Parabene. Pa Alkool.
Flokët janë më të hidratuar dhe do t’i ndjeni të butë dhe të mëndafshtë. Ngjyra e flokut e mbrojtur. Gjithashtu të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga kripa, klori dhe rëra.
Produkt i formuluar dhe prodhuar në Francë me 87% përbërës me origjinë natyrale.
Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni para përdorimit vajin e Nuxe dhe spërkateni mbi flokë të thatë ose të lagur nga një distancë prej rreth 20 cm para dhe gjatë ekspozimit në diell ose notit.
Mos e përdorni produktin si mbrojtje nga dielli për fytyrën dhe trupin.