{"product_id":"vitabiotics-pregnacare-plus-omega-3","title":"Vitabiotics – Pregnacare Plus Omega-3","description":"\u003ch4\u003eVitabiotics Pregnacare Plus Omega-3\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003ePregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji, plus kaspulat me \u003cstrong\u003eOmega-3 \u003c\/strong\u003eqë ofrojnë një burim të pasur të \u003cem\u003eDHA \u003c\/em\u003ei cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormuluar për të ndihmuar nënat të mbajnë nivelet e nutrientëve në organizmin e tyre në nivelet e duhura pa vështirësinë apo konfuzionin rreth nutrientëve që duhet të marrin.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePregnacare Plus ofron\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003e28x tableta Pregnacare multi-nutricional me 400mcg acid folik\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003eTabletat Pregnacare përmbajnë një kombinim të kujdesshëm të 19 nutrientëve të rëndësishëm për nënën dhe fëmijën. \u003cem\u003ePregnacare \u003c\/em\u003eështë formuluar nga ekspertë në mënyrë të tillë që çdo përbërës të jetë në nivele të sigurta. Këtu përfshihen vitamina B12, plus vitaminën D dhe acidin folik që janë në nivelet e rekomanduara për zhvillimin e bebes gjatë shtatzanisë.\u003cstrong\u003e Acidi folik gjatë shtatzanisë zvogëlon \u003c\/strong\u003edefiçiencat e folatit tek nënat mungesa e të cilit është faktor rrisku për difektet në zhvillimin e sistemit nervor tek fetusi.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003e28x kapsula Omega-3 me 300mg DHA\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003eKapsulat përmbajnë vaj peshku me cilësi të lartë i cili është një burim i pasur me acidet esenciale tejet të rëndësishme \u003cstrong\u003eDHA\u003c\/strong\u003e dhe \u003cstrong\u003eEPA\u003c\/strong\u003e. DHA është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzanisë pasi kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit. Një kapsulë e Pregnacare Omega-3 në ditë përmban 300 mg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët ndërkombëtarë për nënat shtatzana dhe gjatë periudhës të gji-dhënies, plus 60mg EPA. \u003ci\u003eN\u003c\/i\u003euk përmban vaj peshku të ekstraktuar nga toni, peshkaqeni apo peshku shpatë pasi ai nuk rekomandohet për gratë shtatzana.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eVitamina D në shtatzani\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003eSipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10mcg vitaminë D gjatë shtatzanisë dhe gji-dhënies, që është ekzaktësisht sasia që gjendet në këtë produkt.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eVitamina E në shtatzani\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003eVitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. \u003cem\u003ePregnacare \u003c\/em\u003epërmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore që përthithet më mirë se forma sintetike.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eRëndësia e acideve yndyrore Omega-3\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003eTë rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit nga organizmi të acidit yndyror esencial ALA (alpha linoleic acid), i pranishëm në vajrat vegjetal siç është vaji i linit por ky proçes është shumë jo efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës ka nevojë të marrë këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eZhvillimi i trurit dhe i syve\u003cbr\u003e\u003c\/strong\u003eDHA është acidi yndyror dominues në sistemin nervor pasi gjendet në muret qelizore në tru. Tek fetusi 60% e trurit është e përbërë nga yndyrnat ku 40% zë DHA. Ka një nevojë të rritur për DHA nga fetusi që i korrespondon një rritjeje në sasinë e DHA në tru gjatë muajve të fundit të shtatzanisë. Në lindje truri i bebes peshon sa 70% e peshës të trurit të një të rrituri dhe 15% e rritjes të trurit ndodh në vitet e para të jetës. DHA është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. DHA gjendet në sasi dhe më të mëdha në retinë.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003ch4\u003e\u003cstrong\u003eUdhëzime mbi përdorimin\u003c\/strong\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eGëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije tjetër të ftohtë me vaktin kryesor. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Duhet të merret vetëm me stomakun plot.\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eNjë tabletë në ditë (Blisteri jeshil)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNjë kapsulë në ditë (Blisteri rozë)\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Deni Pharmacy","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44909967212595,"sku":null,"price":2480.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0699\/8268\/3187\/files\/Screenshot2026-09-23113353.png?v=1790156041","url":"https:\/\/denifarmaci.com\/products\/vitabiotics-pregnacare-plus-omega-3","provider":"Deni Pharmacy","version":"1.0","type":"link"}