{"product_id":"tachipirina-bambini-supposte-125mg-1","title":"Tachipirina – Bambini Supposte (125mg)","description":"\u003ch4\u003eTachipirina Bambini Supposte (125mg)\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003ePërmban përbërësin aktiv paracetamol i cili vepron duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe duke lehtësuar dhimbjen (analgjezik). Mund të përdoret për të trajtuar çrregullime të lehta dhe kalimtare që janë lehtësisht të dallueshme dhe të zgjidhshme pa iu drejtuar ndihmës mjekësore. Prandaj mund të merret pa recetë, por duhet të përdoret në mënyrë korrekte për të siguruar efektivitetin e tij dhe për të zvogëluar efektet anësore. Tachipirina suppost 250mg përdoret tek fëmijët me peshë trupore \u003cstrong\u003endërmjet 11 dhe 20kg\u003c\/strong\u003e për:\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eTrajtimin simptomatik të gjendjeve febrile si gripi, sëmundjet ekzantematoze (sëmundjet infektive tipike për fëmijët dhe adoleshentët), sëmundjet akute të rrugëve të frymëmarrjes, etj.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eDhimbje me origjinë dhe natyra të ndryshme (dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulore dhe manifestime të tjera të dhimbshme me fortësi mesatare).\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësi aktiv është\u003c\/strong\u003e: paracetamol (çdo supozitor përmban 250mg paracetamol), komponentët e tjerë janë: gliceridet e ngurta gjysmë sintetike. Tachipirina vjen në supozitorë me ngjyrë të bardhë në krem prej 250 mg të paketuara në kuti me 10 supozitorë: 2 blistera të bardha me nga 5 supozitorë secila.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eNdikon në analizat e gjakut: \u003c\/strong\u003enëse personi që merr medikamentin duhet të bëjë analiza gjaku, mbani në mend se administrimi i paracetamolit mund të ndërhyjë në përcaktimin e uricemisë dhe glicemisë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eNdërveprimi me barna të tjera i Tachipirinës \u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse fëmija juaj po merr ose ka marrë së fundmi ose mund të marrë medikamente të tjera. Pasi përdorimi i këtyre barnave me Tachipirina kërkon mbikëqyrje mjekësore. Në veçanti, tregoni mjekut tuaj nëse femija që merr Tachipirin po merr:\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eBarnat që përmbajnë paracetamol.\u003c\/strong\u003e Gjatë trajtimit me paracetamol, përpara se të merrni ndonjë medikanet tjetër, kontrolloni që ai të mos përmbajë paracetamol, sepse nëse paracetamoli merret në doza të larta, mund të shfaqen efekte anësore serioze.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eKloramfenikoli\u003c\/strong\u003e (një antibiotik), pasi mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eAntikoagulantë\u003c\/strong\u003e (barna që përdoren për hollimin e gjakut). Në rastin e trajtimeve me dozë të lartë me paracetamol (4 g në ditë për të paktën 4 ditë), merrni Tachipirina vetëm nën mbikëqyrje mjekësore.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eRifampicina\u003c\/strong\u003e (Antibiotik)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eCimetidine \u003c\/strong\u003e(medikament që përdoret për të trajtuar ulcerat e stomakut)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eAntiepileptikët\u003c\/strong\u003e (barna që përdoren për trajtimin e epilepsisë), p.sh. glutetimid, fenobarbital, karbamazepinë;\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eZidovudine\u003c\/strong\u003e (baran që përdoret për trajtimin e HIV).\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eKundërindikacionet \u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eNëse jeni alergjik ndaj paracetamolit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij medikamenti\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga anemia e rëndë hemolitike (shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë (insuficiencë të rëndë hepatoqelizore)\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eTregoni kujdes të shtuar në rastet e mëposhtme nëse jeni duke marrë Tachipirin\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga anoreksia (një çrregullim i të ngrënit i karakterizuar nga mungesa ose reduktimi i oreksit)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga bulimia (një çrregullim i të ngrënit në të cilin një person ha një sasi të tepërt ushqimi dhe më pas përdor metoda të ndryshme për ta eliminuar atë)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga kaheksia (gjendje e karakterizuar nga dobësi ekstreme, reduktim i masës muskulore dhe hollim i lëkurës për shkak të sëmundjes kronike)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse keni ndjekur një dietë të gabuar për një kohë të gjatë (kequshqyerja kronike)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga dehidrimi (humbje e rëndë e ujit\/lëngjeve nga trupi)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga hipovolemia (vellimi i zvogëluar i gjakut në qarkullim)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga sëmundje të mëlçisë që reduktojnë funksionalitetin e saj (insuficene e mëlçisë, hepatiti, sindroma e Gilbert)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse jeni duke marrë medikamente shoqëruese që ndryshojnë funksionin e mëlçisë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga mungesa e glukozës-6-fosfat dehidrogjenazës (një substancë normalisht e pranishme në trupin e njeriut, mungesa e së cilës mund të shkaktojë sëmundje të gjakut).\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNëse vuani nga anemia hemolitike (shkatërrimi i rruazave të kuqe të gjakut)\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eEfektet anësore \u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSi të gjitha barnat mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo tek të gjithë mund të shfaqen ato. Nëse fëmija juaj përjeton efektet anësore të mëposhtme \u003cstrong\u003endaloni\u003c\/strong\u003e trajtimin dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMund të shfaqë reaksione alergjike:\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eSkuqje e lëkurës e shoqëruar me kruajtje (urtikarie)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eEdemë e fytit (edema e laringut)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eEdemë e duarve, këmbëve, kyçeve, fytyrës, buzëve, gjuhës dhe\/ose fytit (angioedema)\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eReaksione të rënda alergjike (shok anafilaktik)\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003ch4\u003e\u003cstrong\u003eUdhëzime mbi përdorimin\u003c\/strong\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eKujdes !\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003col\u003e\n\u003cli\u003ePërdorimi i dozave të larta dhe\/ose të zgjatura mund të shkaktojë problematika serioze në veshka dhe gjak. Në këto raste mjeku do të monitorojë me kalimin e kohës, nëpërmjet analizave përkatëse, funksionalitetin e mëlçisë, veshkave dhe formulën e gjakut.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePara se t’i administroni fëmijës suaj këtë medikament, tregojoni mjekut tuaj nëse ai ose ajo ka sëmundje të veshkave ose të mëlçisë. Kontaktoni mjekun tuaj nëse fëmija juaj nuk ndihet më mirë ose nëse ai ose ajo ndihet më keq pas 3 ditësh të trajtimit.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eJepini gjithmonë këtë bar fëmijës suaj saktësisht siç përshkruhet në fletëudhëzues ose siç ju ka thënë mjeku ose farmacisti juaj. Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni Tachipirina nëse nuk jeni të sigurtë.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ol\u003e\n\u003cp\u003ePër fëmijët, është thelbësore të respektohet doza e përcaktuar sipas peshës së tyre trupore.\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eFëmijët me peshë nga \u003cstrong\u003e3.2 deri në 12Kg\u003c\/strong\u003e – 1 supozitor 125mg çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eFëmijët me peshë nga \u003cstrong\u003e11 deri në 20kg\u003c\/strong\u003e– 1 supozitor 250mg çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eFëmijët me peshë nga \u003cstrong\u003e20 deri në 40kg\u003c\/strong\u003e– 1 supozitor 500mg çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eMënyra e administrimit:\u003c\/strong\u003e Rektale.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e","brand":"Deni Pharmacy","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44924840280115,"sku":null,"price":350.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0699\/8268\/3187\/files\/Screenshot2026-09-26134809.png?v=1790423297","url":"https:\/\/denifarmaci.com\/products\/tachipirina-bambini-supposte-125mg-1","provider":"Deni Pharmacy","version":"1.0","type":"link"}