Tachipirina – Bambini Supposte (125mg)
Tachipirina Bambini Supposte (125mg)
Përmban përbërësin aktiv paracetamol i cili vepron duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe duke lehtësuar dhimbjen (analgjezik). Mund të përdoret për të trajtuar çrregullime të lehta dhe kalimtare që janë lehtësisht të dallueshme dhe të zgjidhshme pa iu drejtuar ndihmës mjekësore. Prandaj mund të merret pa recetë, por duhet të përdoret në mënyrë korrekte për të siguruar efektivitetin e tij dhe për të zvogëluar efektet anësore. Tachipirina suppost 250mg përdoret tek fëmijët me peshë trupore ndërmjet 11 dhe 20kg për:
- Trajtimin simptomatik të gjendjeve febrile si gripi, sëmundjet ekzantematoze (sëmundjet infektive tipike për fëmijët dhe adoleshentët), sëmundjet akute të rrugëve të frymëmarrjes, etj.
- Dhimbje me origjinë dhe natyra të ndryshme (dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulore dhe manifestime të tjera të dhimbshme me fortësi mesatare).
Përbërësi aktiv është: paracetamol (çdo supozitor përmban 250mg paracetamol), komponentët e tjerë janë: gliceridet e ngurta gjysmë sintetike. Tachipirina vjen në supozitorë me ngjyrë të bardhë në krem prej 250 mg të paketuara në kuti me 10 supozitorë: 2 blistera të bardha me nga 5 supozitorë secila.
Ndikon në analizat e gjakut: nëse personi që merr medikamentin duhet të bëjë analiza gjaku, mbani në mend se administrimi i paracetamolit mund të ndërhyjë në përcaktimin e uricemisë dhe glicemisë.
Ndërveprimi me barna të tjera i Tachipirinës
Tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse fëmija juaj po merr ose ka marrë së fundmi ose mund të marrë medikamente të tjera. Pasi përdorimi i këtyre barnave me Tachipirina kërkon mbikëqyrje mjekësore. Në veçanti, tregoni mjekut tuaj nëse femija që merr Tachipirin po merr:
- Barnat që përmbajnë paracetamol. Gjatë trajtimit me paracetamol, përpara se të merrni ndonjë medikanet tjetër, kontrolloni që ai të mos përmbajë paracetamol, sepse nëse paracetamoli merret në doza të larta, mund të shfaqen efekte anësore serioze.
- Kloramfenikoli (një antibiotik), pasi mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore.
- Antikoagulantë (barna që përdoren për hollimin e gjakut). Në rastin e trajtimeve me dozë të lartë me paracetamol (4 g në ditë për të paktën 4 ditë), merrni Tachipirina vetëm nën mbikëqyrje mjekësore.
- Rifampicina (Antibiotik)
- Cimetidine (medikament që përdoret për të trajtuar ulcerat e stomakut)
- Antiepileptikët (barna që përdoren për trajtimin e epilepsisë), p.sh. glutetimid, fenobarbital, karbamazepinë;
- Zidovudine (baran që përdoret për trajtimin e HIV).
Kundërindikacionet
- Nëse jeni alergjik ndaj paracetamolit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij medikamenti
- Nëse vuani nga anemia e rëndë hemolitike (shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut)
- Nëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë (insuficiencë të rëndë hepatoqelizore)
Tregoni kujdes të shtuar në rastet e mëposhtme nëse jeni duke marrë Tachipirin
- Nëse vuani nga anoreksia (një çrregullim i të ngrënit i karakterizuar nga mungesa ose reduktimi i oreksit)
- Nëse vuani nga bulimia (një çrregullim i të ngrënit në të cilin një person ha një sasi të tepërt ushqimi dhe më pas përdor metoda të ndryshme për ta eliminuar atë)
- Nëse vuani nga kaheksia (gjendje e karakterizuar nga dobësi ekstreme, reduktim i masës muskulore dhe hollim i lëkurës për shkak të sëmundjes kronike)
- Nëse keni ndjekur një dietë të gabuar për një kohë të gjatë (kequshqyerja kronike)
- Nëse vuani nga dehidrimi (humbje e rëndë e ujit/lëngjeve nga trupi)
- Nëse vuani nga hipovolemia (vellimi i zvogëluar i gjakut në qarkullim)
- Nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë që reduktojnë funksionalitetin e saj (insuficene e mëlçisë, hepatiti, sindroma e Gilbert)
- Nëse jeni duke marrë medikamente shoqëruese që ndryshojnë funksionin e mëlçisë.
- Nëse vuani nga mungesa e glukozës-6-fosfat dehidrogjenazës (një substancë normalisht e pranishme në trupin e njeriut, mungesa e së cilës mund të shkaktojë sëmundje të gjakut).
- Nëse vuani nga anemia hemolitike (shkatërrimi i rruazave të kuqe të gjakut)
Efektet anësore
Si të gjitha barnat mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo tek të gjithë mund të shfaqen ato. Nëse fëmija juaj përjeton efektet anësore të mëposhtme ndaloni trajtimin dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Mund të shfaqë reaksione alergjike:
- Skuqje e lëkurës e shoqëruar me kruajtje (urtikarie)
- Edemë e fytit (edema e laringut)
- Edemë e duarve, këmbëve, kyçeve, fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fytit (angioedema)
- Reaksione të rënda alergjike (shok anafilaktik)
Udhëzime mbi përdorimin
Kujdes !
- Përdorimi i dozave të larta dhe/ose të zgjatura mund të shkaktojë problematika serioze në veshka dhe gjak. Në këto raste mjeku do të monitorojë me kalimin e kohës, nëpërmjet analizave përkatëse, funksionalitetin e mëlçisë, veshkave dhe formulën e gjakut.
- Para se t’i administroni fëmijës suaj këtë medikament, tregojoni mjekut tuaj nëse ai ose ajo ka sëmundje të veshkave ose të mëlçisë. Kontaktoni mjekun tuaj nëse fëmija juaj nuk ndihet më mirë ose nëse ai ose ajo ndihet më keq pas 3 ditësh të trajtimit.
- Jepini gjithmonë këtë bar fëmijës suaj saktësisht siç përshkruhet në fletëudhëzues ose siç ju ka thënë mjeku ose farmacisti juaj. Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni Tachipirina nëse nuk jeni të sigurtë.
Për fëmijët, është thelbësore të respektohet doza e përcaktuar sipas peshës së tyre trupore.
- Fëmijët me peshë nga 3.2 deri në 12Kg – 1 supozitor 125mg çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.
- Fëmijët me peshë nga 11 deri në 20kg– 1 supozitor 250mg çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.
- Fëmijët me peshë nga 20 deri në 40kg– 1 supozitor 500mg çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.
- Mënyra e administrimit: Rektale.