{"product_id":"synergy-synfoline-folic-acid-400-mcg-1","title":"Synergy – Synfoline (Folic Acid 400 mcg)","description":"\u003ch4\u003eSynergy Synfoline (Folic Acid 400 mcg)\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eAcidi folik 400mcg ose Synfoline mundëson shtatëzaninë e sigurtë dhe mbrojtje për fëmijën.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAcidi folik ose vitamina B9 janë të nevojshme për çdo individ, por rekomandohet veçanërisht për gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAcidi folik është i rëndësishëm për shumë procese në trupin tonë, veçanërisht në ndarjen, diferencimin dhe rritjen e qelizave të embrionit dhe fetusit. Është i rëndësishëm për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e të gjitha qelizave në trup. Luan rol në metabolizmin e qelizave nervore, dhe së bashku me vitaminën B12 është e nevojshme për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ai gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e aminoacideve thelbësore në trup dhe merr pjesë në uljen e niveleve të homocisteinës në gjak (nivelet e ngritura të homocisteinës çojnë në bllokimin e enëve të gjakut).\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAcidi folik është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit dhe fëmijës në periudhën para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAcidi folik ndihmon zhvillimin normal të sistemit nervor të fetusit, duke parandaluar 50 deri në 70% të defekteve të tubit nervor. Mungesa e acidit folik (vitamina B9), mund të rrisë mundësinë e defekteve gjatë lindjes në tubin nervor (NTD), të tilla si \u003cem\u003espina bifida\u003c\/em\u003e (kur shtylla kurrizore dhe palca kurrizore nuk formohen siç duhet) dhe \u003cem\u003eanencefalia\u003c\/em\u003e.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë ditën e 28-të të shtatzënisë, tubi nervor i fetusit është tashmë i mbyllur. Është shumë e rëndësishme për gratë që planifikojnë një shtatzëni, të fillojnë marrjen e acidit folik, të paktën tre muaj para tij dhe minimalisht gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMarrja e acidit folik nuk është e nevojshme vetëm tek gratë shtatzëna. Marrja e tij nëpërmjet suplementeve është e dobishme për trupin edhe gjatë gjendjeve të tjera shëndetësore, si: anemia, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, presioni i lartë i gjakut, depresioni, infertiliteti, neurozat, pagjumësia, imuniteti i ulur, problemet me metabolizmin, infeksionet, memoria e dobët, stresi dhe lodhja kronike.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMungesa e acidit folik shpesh shfaqet tek personat që kanë probleme me sistemin tretës, veshkat, mëlçinë ose konsumojnë alkool.\u003c\/p\u003e\n\u003ch4\u003e\u003cstrong\u003eUdhëzime mbi përdorimin\u003c\/strong\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eRekomandohet të merret një kapsulë Synergy Synfoline Acidi folik 400mcg  në ditë.\u003c\/p\u003e","brand":"Deni Pharmacy","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44924820684851,"sku":null,"price":1325.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0699\/8268\/3187\/files\/Screenshot2026-09-26130159.png?v=1790420529","url":"https:\/\/denifarmaci.com\/products\/synergy-synfoline-folic-acid-400-mcg-1","provider":"Deni Pharmacy","version":"1.0","type":"link"}