Nuxe – Silky Summer Routine Set

Nuxe – Silky Summer Routine Set

Lek 6,320.00
Sale price  Lek 6,320.00 Regular price 
Skip to product information
Nuxe – Silky Summer Routine Set

Nuxe – Silky Summer Routine Set

Lek 6,320.00
Sale price  Lek 6,320.00 Regular price 

Nuxe Silky Summer Routine Set

Seti i Mëndafshtë Veror nga Nuxe është një set i plotë për kujdesin ndaj diellit dhe bukurinë, i projektuar për të mbrojtur, ushqyer dhe përmirësuar lëkurën gjatë ekspozimit në verë. Ai kombinon krem kundër diellit me mbrojtje të lartë me vajin e thatë ikonik Huile Prodigieuse, duke ofruar një rutinë të plotë që mbulon mbrojtjen nga dielli, hidratimin dhe kujdesin e lëkurës pas diellit.

Seti është projektuar për përdorim në fytyrë dhe trup, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga dielli, duke e mbajtur lëkurën të butë, rrezatuese dhe të rehatshme. Vjen me një çantë të bukur tualeti Nuxe.

Ky set Limited Edition, i përshtatshëm për udhëtim, përfshin: Nuxe Melting Spray SPF 50 (150 ml), Nuxe Huile Prodigieuse, vaj i thatë multifunksional (50ml) dhe Nuxe Sun Melting Face Cream SPF 50+ (50 ml).

Nuxe Melting Spray SPF 50 (150 ml)

Nuxe spraj mbrojtës ndaj diellit për fytyrë dhe trup me një teksturë fluide ofron një mbrojtje shumë të lartë nga dielli SPF 50, hidraton, parandalon njollat dhe mbron qelizat nga plakja e parakohshme. Spraj i diellit Nuxe Sun përthithet direkt nga lëkura, pa lënë një shtresë të bardhë. Përmban aromë të  këndshme me portokall të ëmbël, vaniljes dhe tiarës. Ky spraj është shumë praktik dhe ideal gjatë aktiviteteve sportive.

Mbrojtje e provuar SPF 50 kundër rrezeve UVB dhe UVA falë një përzgjedhjeje rigoroze të 4 filtrave të diellit. Gjithashtu përmban:

  • Ekstraktet me origjinë natyrale të orizit, rozmarinës dhe vitaminës E: të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, ato kontribuojnë në mbrojtjen qelizore kundër plakjes së lëkurës.
  • Ekstrakti i luleve Kau Pe: i njohur për vetitë e tij qetësuese, ai qetëson ndjenjat e mbinxehjes që lidhen me ekspozimin në diell.
  • E mbrojtur në mënyrë perfekte, e hidratuar dhe e zbutur, lëkura merr një nxirje sublime.
  • Ekstrakt i zymbylit të ujit dhe glicerina vegjetale: mbrojnë lëkurën nga dehidratimi.
  • Formulë rezistente ndaj ujit dhe djersës.
  • Jo komedogjenike, pa paraben, pa alkool.

 Udhëzime mbi përdorimin 

Aplikohet në fytyrë para ekspozimit në diell. Riaplikohet pas daljes nga uji ose fshirjes me peshqir.

Nuxe – Huile Prodigieuse, vaj i thatë multifunksional (50 ml)

Fytyrë, trup dhe flokë
Me 98% përbërës me origjinë natyrale, shumë-funksionësh dhe me një aromë të parezistueshme, Huile prodigeuse me një gjest të vetëm ushqen, riparon dhe mbron lëkurën, falë një përbërjeje me përqendrim unik dhe shumë të lartë me 6 vajra vegjetale të çmuara ( Lajthi, Arrë Macadamia, Borago, Millepertius, Camelia, Bajame e butë) dhe vitaminë E.

Pa silikon, pa konservues, pa vajra minerale.
Shishe ne formë spray 50ml dhe 100ml.

Nuxe Sun Melting Face Cream SPF 50+ (50 ml)

Kremi i diellit Nuxe Sun SPF 50 ofron mbrojtje të lartë kundër UVA dhe UVB dhe falë përbërësve kryesorë aktivë kundë radikaleve të lira, ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes dhe fotoplakjes, ndërsa ndihmon në parandalimin e shfaqjes së njollave të errëta. Kjo formulë kremi kundër diellit Nuxe është kremoze, jo komedogjene, rezistente ndaj ujit dhe përthithet lehtësisht.

  • I përshtatshëm per të gjitha llojet e lëkurave, edhe ato më të çeltat.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni rregullisht në të gjitha zonat e ekspozuara 20-30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni çdo dy orë.

You may also like