{"product_id":"nuxe-happy-in-pink-set","title":"Nuxe – Happy In Pink Set","description":"\u003ch2\u003ePërshkrimi i Produktit\u003c\/h2\u003e\n\u003ch4\u003eNuxe Happy In Pink Set\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eZbuloni sharmin e parezistueshëm të aromave të luleve në setin\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cem\u003eHappy In Pink.\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003c\/em\u003eProduktet janë të kombinuara me një paketim elegant, ideal per festat e fundvitit sëbashku me një qiri aromatizues dhuratë.\u003c\/p\u003e\n\u003ch4\u003e\u003cstrong\u003eNuxe Prodigieux Floral Le Parfum \u003c\/strong\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eNuxe Prodigieux Floral Le Parfum është një fragrancë me lule, që përmban 89%  përbërës natyralë si dhe një frymë freskie. Me një hapje emocionuese të notave të freskëta te agrumeve të bergamotit dhe limonit kalabrez të shoqëruar me grejpfrut, parfumi jep energji gjallëruese. Më pas vjen aroma e lules së manjolës dhe lules së portokallit, si dhe një bazë myshku e bardhë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAplikoni parfumin prapa veshëve, në qafë dhe në brendësi të kyçeve tuaja. Ju gjithashtu mund të krijoni një re parfumi në ajër dhe të ecni nëpër të ose mund spërkatni nga një distancë e sigurt tek rrobat dhe flokët.\u003c\/p\u003e\n\u003ch4\u003eNuxe Huile Prodigieuse Florale\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eProdukti ikonik i NUXE me shtatë vajra të çmuar 100% bimorë tani prezanton një version të ri me një aromë delikate lulesh. Ky vaj hidratues ka të njëjtën teksturë vaji të thatë dhe të njëjtin efektivitet në trup, fytyrë dhe flokë. Veprimi i tij antioksidant, efekti “mburojë kundër ndotjes”  dhe efekti i tij në zvogëlimin e shfaqjes së strijave e bëjnë atë aleatin tuaj të përditshëm. Cilësia e tij e paimitueshme e vajit të thatë shoqërohet me një aromë të freskët lulesh për një moment të ri kënaqësie.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePa përbërës të deriavuar nga kafshët. Aromë delikate grejpfrut, manjolë dhe myshk.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePërdoreni Huile Prodigieuse Florale gjatë gjithë vitit, dimër ose verë, në fytyrë, flokë dhe trup.\u003c\/p\u003e\n\u003ch4\u003eNuxe Prodigieux Floral Shower Gel\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eXheli i dushit Nuxe Prodigieux Floral ushqen dhe zbut lëkurën. 96% përbërësve janë me origjinë natyrale. Ky xhel dushi me aromë është shumë i butë. Baza e tij delikate pastruese është me origjinë botanike, e mbushur me vaj bajame të ëmbël. Pastron lëkurën në mënyrë shumë të butë, duke e lënë atë të ndjehet e butë, e lëmuar dhe elastike. Tekstura e tij e pasur me një aromë delikate lulesh që ndërthur notat e freskëta të Grejpfrutit, Manjolës dhe Myshkut e transformon dushin tuaj në një përvojë të përditshme ultra-sensoriale. Baza pastruese botanike me origjinë nga kokosi dhe gruri largon papastërtitë duke ruajtur filmin hidrolipidik. Vaji i bajames së ëmbël dhe glicerinës me origjinë bimore mbrojnë lëkurën nga tharja.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormulë lehtësisht e biodegradueshme pa përbërës me origjinë shtazore. Kjo përkujdesje për lëkurën është  formuluar dhe prodhuar në Francë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë mëngjes dhe\/ose në mbrëmje, masazhoni një sasi të përshtatshme xhel dushi mbi lëkurën e lagur në trupin tuaj. Shijoni teksturën e saj të shkrirë dhe shkumën e këndshme, më pas shpëlajeni.\u003c\/p\u003e\n\u003ch4\u003eNuxe Prodigieux Florale Qiri Aromatizues\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eShtojini atmosferes tuaj festive një aromë delikate lulesh dhe nota sensuale falë Nuxe Prodigieux Florale indoor candle. Shijoni një përvojë unike për rreth 20 orë.\u003c\/p\u003e","brand":"denypharmacy","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44467523158067,"sku":null,"price":5120.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0699\/8268\/3187\/files\/Screenshot2026-06-26200750.png?v=1782497308","url":"https:\/\/denifarmaci.com\/products\/nuxe-happy-in-pink-set","provider":"Deni Pharmacy","version":"1.0","type":"link"}