Nuxe – Happy In Pink Set

Nuxe – Happy In Pink Set

Lek 5,120.00
Sale price  Lek 5,120.00 Regular price 
Skip to product information
Nuxe – Happy In Pink Set

Nuxe – Happy In Pink Set

Lek 5,120.00
Sale price  Lek 5,120.00 Regular price 

Përshkrimi i Produktit

Nuxe Happy In Pink Set

Zbuloni sharmin e parezistueshëm të aromave të luleve në setin Happy In Pink. Produktet janë të kombinuara me një paketim elegant, ideal per festat e fundvitit sëbashku me një qiri aromatizues dhuratë.

Nuxe Prodigieux Floral Le Parfum 

Nuxe Prodigieux Floral Le Parfum është një fragrancë me lule, që përmban 89%  përbërës natyralë si dhe një frymë freskie. Me një hapje emocionuese të notave të freskëta te agrumeve të bergamotit dhe limonit kalabrez të shoqëruar me grejpfrut, parfumi jep energji gjallëruese. Më pas vjen aroma e lules së manjolës dhe lules së portokallit, si dhe një bazë myshku e bardhë.

Aplikoni parfumin prapa veshëve, në qafë dhe në brendësi të kyçeve tuaja. Ju gjithashtu mund të krijoni një re parfumi në ajër dhe të ecni nëpër të ose mund spërkatni nga një distancë e sigurt tek rrobat dhe flokët.

Nuxe Huile Prodigieuse Florale

Produkti ikonik i NUXE me shtatë vajra të çmuar 100% bimorë tani prezanton një version të ri me një aromë delikate lulesh. Ky vaj hidratues ka të njëjtën teksturë vaji të thatë dhe të njëjtin efektivitet në trup, fytyrë dhe flokë. Veprimi i tij antioksidant, efekti “mburojë kundër ndotjes”  dhe efekti i tij në zvogëlimin e shfaqjes së strijave e bëjnë atë aleatin tuaj të përditshëm. Cilësia e tij e paimitueshme e vajit të thatë shoqërohet me një aromë të freskët lulesh për një moment të ri kënaqësie.

Pa përbërës të deriavuar nga kafshët. Aromë delikate grejpfrut, manjolë dhe myshk.

Përdoreni Huile Prodigieuse Florale gjatë gjithë vitit, dimër ose verë, në fytyrë, flokë dhe trup.

Nuxe Prodigieux Floral Shower Gel

Xheli i dushit Nuxe Prodigieux Floral ushqen dhe zbut lëkurën. 96% përbërësve janë me origjinë natyrale. Ky xhel dushi me aromë është shumë i butë. Baza e tij delikate pastruese është me origjinë botanike, e mbushur me vaj bajame të ëmbël. Pastron lëkurën në mënyrë shumë të butë, duke e lënë atë të ndjehet e butë, e lëmuar dhe elastike. Tekstura e tij e pasur me një aromë delikate lulesh që ndërthur notat e freskëta të Grejpfrutit, Manjolës dhe Myshkut e transformon dushin tuaj në një përvojë të përditshme ultra-sensoriale. Baza pastruese botanike me origjinë nga kokosi dhe gruri largon papastërtitë duke ruajtur filmin hidrolipidik. Vaji i bajames së ëmbël dhe glicerinës me origjinë bimore mbrojnë lëkurën nga tharja.

Formulë lehtësisht e biodegradueshme pa përbërës me origjinë shtazore. Kjo përkujdesje për lëkurën është  formuluar dhe prodhuar në Francë.

Në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, masazhoni një sasi të përshtatshme xhel dushi mbi lëkurën e lagur në trupin tuaj. Shijoni teksturën e saj të shkrirë dhe shkumën e këndshme, më pas shpëlajeni.

Nuxe Prodigieux Florale Qiri Aromatizues

Shtojini atmosferes tuaj festive një aromë delikate lulesh dhe nota sensuale falë Nuxe Prodigieux Florale indoor candle. Shijoni një përvojë unike për rreth 20 orë.

You may also like