{"product_id":"espumisan-emulsion-me-pika","title":"Espumisan – Emulsion me pika","description":"\u003ch4\u003eEspumisan Emulsion me pika\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eEspumisan në trajtën e pikave për përdorim nga goja është një produkt mjekësor i mirënjohur dhe i provuar që përdoret për trajtimin simptomatik të çrregullimeve gastrointestinale të lidhura me grumbullimin e gazrave të tepërt, p.sh. dhimbjes së barkut tek foshnjat (kolikës infantile). Lënda vepruese e Espumisan është simetikoni. Simetikoni vepron duke pakësuar tensionin sipërfaqësor të flluskave të gazrave dhe në këtë mënyrë ato përthithen më me lehtësi nga muret e zorrëve ose largohen nga trakti gastrointestinal përmes funksionit normal të tij.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLënda vepruese:\u003c\/strong\u003e simetikon 40 mg\/ml, emulsion për përdorim nga goja, shpërbën dhe shpërndan me efikasitet gazrat e grumbulluar në traktin gastrointestinal, duke pakësuar në këtë mënyrë ndjesinë e fryrjes dhe të presionit në bark.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërdorimet:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003ePër trajtimin simptomatik të ankesave gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave, si p.sh. flatulenca apo meteorizmi (fryrja e barkut nga gazrat dhe nxjerrja e tepruar e tyre) dhe kolikat abdominale të foshnjave (dhimbjet e barkut të muajit të tretë).\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePër pëgatitjen e të sëmurëve që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve me rreze X ( radiografike), sonografike (Eko) ose gastroskopike në regjionin abdominal (organeve të barkut).\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eSi agjentë kundër krijimit të bulëzave të gazrave në rastet e helmimit me lëndë detergjente.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eVeçoritë e produktit:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eNuk përmban sheqer dhe mund të përdoret nga pacientët diabetikë ose që vuajnë nga çrregullime të ushqyerjes.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eSimetikoni vepron lokalisht, pra nuk ka veprim sistemik, dhe në këtë mënyrë mund të përdoret së bashku me barna të tjerë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNjë formë farmaceutike që përdoret me lehtësi në fëmijë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003ePikat për përdorim nga goja kanë një aromë të këndshme bananeje.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eNuk ka ndonjë kufizim për përdorimin e Espumisan gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e ushqyerjes me gji të foshnjës.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003ch4\u003e\u003cstrong\u003eUdhëzime mbi përdorimin\u003c\/strong\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003eTundeni shishen përpara përdorimit. Për të derdhur përmbajtjen, kthejeni shishen me kokë poshtë. Mund merret njëkohësisht me ushqimin ose pas vaktit ushqimor, si edhe përpara gjumit në rastet kur është e nevojshme. Kohëzgjatja e trajtimit varet nga ecuria e ankesave\/shqetësimeve. Kur është e nevojshme, Espumisan mund të përdoret për një periudhë të gjatë kohore.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eDozimi i zakonshëm është:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003eFoshnjat: 25 pika (të barabarta me 1 ml) në çdo shishe të ushqimit ose përpara apo pas çdo ushqyerje me gji.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eFëmijët 1 deri 6 vjeç: 25 pika (të barabarta me 1 ml) 3 deri 5 herë në ditë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eFëmijët 6 deri 14 vjeç: 25 deri 50 pika (të barabarta me 1 deri 2 ml) 3 deri 5 herë në ditë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTë rriturit: 50 pika (të barabarta me 2 ml) 3 deri 5 herë në ditë.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003eTë ruhet në temperaturë nën 30° C. Të mbahet në vende që nuk shihen dhe nuk arrihen prej fëmijëve.\u003c\/p\u003e","brand":"Deni Pharmacy","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44914627412019,"sku":null,"price":960.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0699\/8268\/3187\/files\/Screenshot2026-09-24142246.png?v=1790252572","url":"https:\/\/denifarmaci.com\/products\/espumisan-emulsion-me-pika","provider":"Deni Pharmacy","version":"1.0","type":"link"}